eksperti-banner

Modelja ruse, Irina Shayk, ndau në Instagram lajme nga vizita e saj në Universitetin e Oxford, ku pati mundësinë të ishte një nga folëset e ftuara.

Ajo tha se ishte një nder i veçantë të ftohej në Oxford Union, një vend që ka qenë shtëpia e disa prej mendimtarëve, udhëheqësve dhe nxitësve më të mëdhenj të ndryshimeve.


“Falënderoj Oxford Union dhe Universitetin e Oxfordit për mundësinë që të ndaj rrugëtimin tim", u shpreh ajo.

Foto: Instagram

"Jam shumë mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, bisedat e thelluara dhe momentet e paharrueshme”.

Shayk publikoi disa fotografi nga Oxfordi, ku pozoi me një kostum të zi elegant dhe të thjeshtë.

Shumë studentë morën pjesë në ligjëratën e saj dhe e dëgjuan me vëmendje gjithçka që kishte për të thënë.

Në një nga fotografitë, ajo pozonte duke mbajtur një libër me mbishkrimin “Mysafirët e shquar të Oxford Union”.

Shumë fansa në komentet e postimit i shprehën mbështetje, duke e komplimentuar për bukurinë e saj dhe duke e uruar për këtë arritje. /Telegrafi/