Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, po vazhdon të jetë pjesë e xhirimeve të filmit më të ri "Twist".

Ky film do të jetë një ripërpunim i ngjarjes së shtjelluar në romanin shumë të famshëm të autorit Charles Dickens.


Rita ka një nga rolet kryesore, gjersa gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar xhirimet intensive për këtë film - pritshmëritë e të cilit janë të mëdha.

rit

Ora të mërkurën ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe, ku shfaqej e veshur me uniformë policie, me çka tregoi se në një nga skenat e radhës ku po xhironte, ajo do të kishte pikërisht rolin e polices.

IMG 3843 e1573065194450

"Jam këtu për t'iu ruajtur ju", shkroi këngëtarja në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shfaqej me uniformë dhe aparat në krah.

"Gjeta dritën time", shkruajti Rita në një fotografi të dytë nga xhirimet, ndërsa shfaqej mendueshëm.

IMG 3844 e1573065233394

Përkundër projekteve të shumta muzikore, të cilat janë cilësuar shumë të suksesshme, 28-vjeçarja po e çon edhe një hap më tutje rrugëtimin e saj si aktore në karrierë. /Telegrafi/