Një ndodhi nga më të rrallat: Portieri i Atletico Madridit luan si mbrojtës - paraqitje që i la të gjithë pa fjalë


Portieri i Atletico Madridit, Antonio Gomis, sigurisht që nuk do ta harrojë me nxitim debutimin e tij për klubin.
19-vjeçari bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën spanjolle teksa mposhtën Numancia 4-0 në një miqësore para-sezonale të mërkurën.
Por, në vend që të luante në pozicionin e tij të zakonshëm mes portës, Gomis u fut si lojtar jashtë porte në minutën e 76 -të.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, u detyrua të bënte një lëvizje drastike pasi mbrojtësi Mario Hermoso u largua për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.
Me Gomis të vetmin zëvendësues të disponueshëm të mbetur në bankinën e tij, Simeone vendosi të sillte portierin e tretë si lojtar në vend që ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë.

Nga
Telegrafi
28/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































