0Shares

Aktorja e Hollivudit, Nicole Kidman flet rrallë për ish-bashkëshorten, Tom Cruise.

Kidman ishte vetëm 22 vjeçare kur u martua me aktorin tashmë të njohur, Cruise.

Ata ishin së bashku për 10 vjet dhe në atë kohë adoptuan dy fëmijë. Sot ju nuk do të dëgjoni se Nicole përmend ndonjë gjë për Tomin.

Megjithatë, ajo kohët e fundit tha se martesa yllin e bëri të ndjehet e sigurt si një grua e Hollivudit dhe tani zbuloi se pse ende po i shmanget të flas për 56-vjeçarin.

“Tani kam një burrë të ri, nuk dua të flas për këtë nga respekti ndaj tij. Ka qenë 20 vjet më parë”, tha Nicole për revistën Observer.

Dhjetë vjet pa i takuar fëmijët, arsyetohet Nicole Kidman Dhjetë vjet pa i takuar fëmijët, arsyetohet Nicole Kidman

“Unë kam ardhur në pikën ku mund të them se nuk dua të diskutoj për ishin tim, dhe kjo është një ndjenjë e mirë”, shtoi ajo.

Ndryshe, Nicole është i martuar sot me muzikantin Kit Urban me të cilin ka dy vajza. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)