LAJMI I FUNDIT:

Nga Spanja, Interi dhe Man City alternativat e vetme të vërteta për transferimin e Messit

Nga Spanja, Interi dhe Man City alternativat e vetme të vërteta për transferimin e Messit

Raportet po rriten në Spanjë që Lionel Messi është i gatshëm të largohet nga Barcelona, ​​me Interin dhe Manchester Cityn të vetmet alternativa të vërteta për ta transferuar.

33-vjeçari argjentinas ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Camp Nou, por kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021 dhe një rinovim është gjithnjë e më pak i mundshëm.


Humbja historike 8-2 e Barcelonën në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich shënoi fundin e një epoke, me ndryshime rrënjësore që pritet të ndodhin në fushë dhe jashtë saj.

Tetë klubet që Lionel Messi mund t’iu bashkohet nëse ai vendos të largohet nga Barcelona
Lexo po ashtu Tetë klubet që Lionel Messi mund t’iu bashkohet nëse ai vendos të largohet nga Barcelona

Gazeta spanjolle AS e bën të qartë se Messi mund të zgjedhë të ardhmen e tij nga janari, dhe La Gazzetta dello Sport ka sugjeruar në shumë raste që Interi është gati të ‘godas’.

Interi nuk ka nxitim për të bërë marrëveshjen tani, por janë të lumtur të presin që Messi të largohet si lojtar i lirë dhe të nënshkruajë një kontratë të madhe, e cila do të financohej nga pronarët kinezë të Interit, Suning.

Nëse do të dëshironin ta merrnin Messin tani, përgjigjja e qartë do të ishte një shkëmbim me Lautaro Martinezn, të cilin Blaugranët e duan hapur tash e disa muaj.

Klauzola e lirimit të tij vlen 111 milionë euro, kështu që do të ishte gati një ndërrim kokë më kokë i reprezentuesve të Argjentinës.

Man City i gatshëm të paguajë çfarëdo çmimi për transferimin e Messit
Lexo po ashtu Man City i gatshëm të paguajë çfarëdo çmimi për transferimin e Messit

Manchester City do të ishte kandidati tjetër serioz, pasi ka kaq shumë ish-njerëz Barcelonës tashmë në këtë klub, duke përfshirë trajnerin Pep Guardiola.

Sidoqoftë, paaftësia e tyre për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe fakti që kontrata e Guardiolas vlen vetëm deri në verë të ardhshme, mund të punojë kundër tyre. /Telegrafi/