LAJMI I FUNDIT:

Nga ndeshjet me Federer dhe Nadal, në vijën e parë të frontit – ylli i tenisit Stakhovsky i bashkohet ushtrisë së Ukrainës pas pushtimit rus

Nga ndeshjet me Federer dhe Nadal, në vijën e parë të frontit – ylli i tenisit Stakhovsky i bashkohet ushtrisë së Ukrainës pas pushtimit rus

Ylli i tenisit Sergiy Stakhovsky është kthyer në vendlindjen e tij në Ukrainë, duke lënë gruan dhe tre fëmijët e tij në Hungari, për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit të tij kundër forcave ruse.

Ai ka folur së fundmi për CNN nga Kievi, ku Stakhovsky – katër herë fitues i titujve të ATP – ka thënë se ishte duke pushuar me familjen e tij në Dubai kur Rusia filloi pushtimin.


Pikërisht atëherë ai vendosi të linte familjen e tij në shtëpinë e tyre në Hungari dhe t’i bashkohej luftës si pjesëtar i rezervistëve të ushtrisë së vendit të tij.

“Nëse do të qëndroja në shtëpi, do të ndihesha në faj. Kam lindur këtu, gjyshërit e mi janë të varrosur këtu dhe do të doja të kisha një histori për t’u treguar fëmijëve të mi. Askush këtu nuk dëshiron që Rusia t’i çlirojë ata, ata kanë liri dhe demokraci … dhe Rusia dëshiron të sjellë dëshpërim dhe varfëri”, ka thënë Stakhovsky.

Megjithëse Stakhovsky nuk ka përvojë ushtarake, por ka thënë se ka “eksperiencë me një armë private”.

Stakhovsky, gjithashtu ka thënë për CNN se ai dhe gruaja e tij nuk u kishin treguar fëmijëve të tyre për vendndodhjen e tij.

“Gruaja ime nuk u tha atyre, po ashtu as unë se ku po shkoja. Unë mendoj se ata do ta kuptojnë së shpejti”, deklaroi ai.

Tutje ai flet edhe për familjarët e tij duke treguar se si janë duke jetuar tani nën sulmet ruse.

“Babai dhe vëllai im janë kirurgë, ata janë të stresuar, por unë flas me ta shpesh – ata flenë në bodrum”.

“Askush nga ne nuk besonte se kjo mund të ndodhte, dhe megjithatë ndodh”, përfundoi ai.

Stakhovsky bëri emër në tenis kur tronditi Rodger Federer në Wimbledon në vitin 2013, duke e eliminuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori