Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani ka finalizuar një projekt të ri muzikor që pritet ta lansojë më 16 maj.

Por, e veçanta e këngës që mban titullin "U kry" është edhe pjesëmarrja e një emri të njohur në botën e filmit dhe modelimit.


Bëhet fjalë për yllin nga Spanja Inge Ladd, e cila njihet edhe për pjesëmarrjen në kampanjën e markës së njohur të veshjeve "Gucci".

Artisti nga Kosova ka postuar një foto përkrah saj të realizuar në xhirimet e videoklipit, e që mori vëmendje të madhe.

Mbetet të shihet se si do të pritet projekti i Yllit me protagoniste Inge Ladd, megjithatë tashmë një pjesë e shkurtër e shkëputur nga kënga është bërë virale në rrjetet sociale.

Ndërkohë, akualisht Ylli krahas projekve të reja mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/