LAJMI I FUNDIT:

Nga Fatos Nano tek Majlinda Bregu, emrat më të përfolur për Presidentin e ri të Shqipërisë

Nga Fatos Nano tek Majlinda Bregu, emrat më të përfolur për Presidentin e ri të Shqipërisë

Procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë duket se po vjen drejt konkretizimit në raundin e katërt.

Pas tre raundeve të para ku diskutimet midis përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës nuk arritën të prodhonin një emër konkret për president, në raundin e katërt dhe të pestë tashmë qeveria i ka numrat në parlament për ta zgjedhur e vetme presidentin e ri.


Sipas Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, PS ka tashmë listën e emrave të cilët do të diskutohen sot në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë qeverisëse.

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Balla: PS ka gati listën përfundimtare me emrat
Lexo po ashtu Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Balla: PS ka gati listën përfundimtare me emrat

Megjithëse përfaqësuesit politikë janë treguar të kujdesshëm që të mos përmendin asnjë emër zyrtar deri tani, në media kanë qarkulluar emra të shumtë nga burime të ndryshme si propozime për kandidatura potenciale për president.

Një nga emrat më të lakuar është ish-kryeministri i vendit dhe ish-kryetar i PS-së, Fatos Nano. Nano ka një reputacion të madh në opinion publik shqiptar dhe duket se ka mbështetje nga një numër i konsiderueshëm deputetësh të PS-së.

Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë do të mbahet më 4 qershor
Lexo po ashtu Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë do të mbahet më 4 qershor

Një tjetër emër që ka ngjallur interesin e publikut është edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj. Ai është një nga emrat e diskutuar nga opozita por që nuk u propozuar pas prishjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe PS-së në raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit.

Gjithashtu, Leka Zogu, pretendenti për fronin e Shqipërisë është një prej emrave të lakuar për t’u bërë presidenti i ardhshëm.

Emra të tjerë të diskutuar në media janë Dashamir Shehi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ardian Dvorani, Përparim Kalo, Leonard Demi, Arben Çejku, Visar Zhiti, Rexhep Uka, dhe Halim Kosova.

Ditët e fundit, një nga emrat më të përfolur që sipas medias por edhe sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i përmbush të gjitha kriteret për t’u zgjedhur president është edhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu.

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Alibeaj: Mazhoranca nuk i ka votat; Balla: Sigurojmë më shumë se 71 vota në raundin e katërt
Lexo po ashtu Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Alibeaj: Mazhoranca nuk i ka votat; Balla: Sigurojmë më shumë se 71 vota në raundin e katërt

Pasi e përmendi një ditë më parë, Balla nuk e ka përjashtuar kandidaturën e Bregut edhe sot. Në një komunikim me gazetarët në Fier, Balla ka tha se “unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri (Majlinda Bregu) që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat”.

Balla shtoi se “hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit”.

Megjithatë, tashmë pritjes për zgjedhjen e Presidenti të ri të Shqipërisë duket se i ka ardhur fundi. Balla u shpreh sot se PS do të shkojë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër të depozituar bashkë me firmat mbështetëse.

Opozita diskuton 4 emra për postin e Presidentit të Shqipërisë
Lexo po ashtu Opozita diskuton 4 emra për postin e Presidentit të Shqipërisë

Kryesia e PS-së do të mblidhet sot në orën 17:00 për të diskutuar për kandidaturat për kreun e shtetit.

Ndërkohë që raundi i katërt për votimin e Presidentit të ri të Shqipërisë do të zhvillohet nesër më 4 qershor, ora 18:00 në Kuvend.

Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan, pasi mazhoranca dhe opozita nuk dorëzuan asnjë kandidat.

Fatos Nano për President? Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Asnjë nuk është i përjashtuar
Lexo po ashtu Fatos Nano për President? Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Asnjë nuk është i përjashtuar

Për zgjedhjen e Presidentit në tre votimet e para kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, që imponon konsensus me opozitën.

Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë me 71 vota, që i jep mundësinë mazhorancës socialiste të votojë sipas dëshirës.

Kujtojmë se mandati 5-vjecarë i Presidentit Ilir Meta përfundon në fund të korrikut të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, president mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori