Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se PS ka një list përfundimtare të emrave për Presidentin e ri të Shqipërisë, e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar.
Në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier, Balla u shpreh se nuk i lejohet të hyjë në diskutim emrash para se të marrin miratimin në kryesinë e grupit parlamentar.
“Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledhë kryesinë në orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë”, tha Balla.
I pyetur nëse është Fatos Nano një ndër emrat, Balla theksoi se, “një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë të jenë Presidentë të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm”.
“Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë Presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë se nesër në orën 18:00 do të zgjidhet Presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik”, ka theksuar Balla.
I pyetur nëse mund të jetë Majlinda Bregu propozimi i PS duke qenë se opozita nuk e propozoi, Balla u shpreh se, “unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë një negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare. Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër të depozituar bashkë me firmat mbështetëse”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre