LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Alibeaj: Mazhoranca nuk i ka votat; Balla: Sigurojmë më shumë se 71 vota në raundin e katërt

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Alibeaj: Mazhoranca nuk i ka votat; Balla: Sigurojmë më shumë se 71 vota në raundin e katërt

Vazhdojnë mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe opozitës për gjetjen e një emri konsensual për presidentin e ri të Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha sot se është detyrim i opozitës që të mos bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe shtoi se mazhoranca nuk i ka 71 votat që duhen për zgjedhjen e presidentit.

Në një komunikim me gazetarët par mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj u shpreh se duhet krijuar një kulturë e re politike në vend që bazohet tek morali.

“Është detyrim i opozitës të mos shmangej nga procesi i zgjedhjes së Presidentit, të mos bojkotonte. Është një sfidë që duhet t’i shkojmë përballë. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit? Me dy mandate të Aqif Rakipit? Apo me të tjerë që i ke pas qelisë? Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi në të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishim thjesht propozime fillestare dolën, ditën tjetër PS u tërhoq, Rama u tërhoq”, tha Alibeaj.

Në anën tjetër, deklaratës së Alibeajt i është kundërpërgjigjur Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla.

Në një komunikim me gazetarët në kyesinë e Kuvendit, Balla tha se mazhoranca i ka numrat e duhur për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit.

“Ne dëgjuam emrat e opozitës. Kemi rënë dakord që në dy raunde të propozojnë vetëm ata, me shpresën që PD do të ushtrojë të drejtën e saj. Ditët e mbetura të përdoren me përgjegjësi. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese, asnjë nga palët nuk po merr pjesë për respekt të palës tjetër. PS ka numrat dhe momenti i votimit të Presidentit do të doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota, të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus, por ne do ta ushtrojmë të drejtën tonë për të propozuar dhe deputetët do ta votojnë. Shprehja me votë është shprehja më kuptimplotë e demokracisë”, tha Balla.

Ai ka shtuar se PS jo vetëm që e ka legjitimitetin dhe votat për të zgjedhur presidentin por do të punoj për të siguruar më shumë se 71 vota që duhen për zgjedhjen e presidentin në raundin e katërt.

Kushtetuta përcakton se një kandidat për president propozohet me firmat e 20 deputetëve.

Në raundin e tretë, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori