LAJMI I FUNDIT:

Neymar mohon se PSG e ka nxjerr në shitje: E vërteta është se unë do të qëndroj në Paris

Neymar mohon se PSG e ka nxjerr në shitje: E vërteta është se unë do të qëndroj në Paris

E ardhmja e sulmuesit brazilian Neymar JR vazhdon të jetë e paqartë.

Gjatë ditës së djeshme mediat e ndryshme evropiane raportuan se Paris Saint Germain e ka nxjerr në shitje yllin brazilian Neymar Jr.


Ky lajm bëri bujë të madhe dhe shumë skuadra kanë shprehur interesim për të.

Por përkundër se parisienët duan ta shesin brazilianin, ky i fundit ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Parc de Princes.

Në një prononcim për ‘Oh my goal’, Neymar ka deklaruar se deri më tani klubi nuk e ka njoftuar me asgjë sa i përket të ardhmes dhe se dëshira e tij është të qëndroj.

“Për momentin asnjë gjë nuk më është komunikuar për të ardhmen. E vërteta është se unë do të qëndroj. Kjo është e vërteta”, u shpreh braziliani Neymar.

Neymar vihet në shitje nga PSG
Lexo po ashtu Neymar vihet në shitje nga PSG

30-vjeçari u transferua te PSG në verën e vitit 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurove, derisa ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e PSG-së ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori