LAJMI I FUNDIT:

Neymar detyrohet të paguajë tatime në Spanjë në vlerë prej 35 milionë eurove

Neymar detyrohet të paguajë tatime në Spanjë në vlerë prej 35 milionë eurove

Neymar është urdhëruar ta paguajë thesarin e shtetit spanjoll 35 milionë euro për parregullsitë tatimore gjatë transferimit te Paris Saint-Germain nga Barcelona.

Sulmuesi 27-vjeçar është paralajmëruar me konfiskim të gjërave personale dhe bllokim të xhirollogarive bankare për shlyerjen e detyrimeve tatimore në Spanjë.


Sipas Mundo Deportivo, autoritetet tatimore spanjolle kanë pohuar se braziliani u detyrohet 35 milionë euro gjatë katër viteve që kaloi si rezident në shtetin spanjoll.

Gjigantët e La Ligas pretendojnë se francezët u detyrohen 26 milionë euro nga kontrata e arritur mes palëve, por që francezët nuk dëshirojnë t’i paguajnë shkaku i mos përmbushjes së pritshmërive prej lojtarit.

Thashethemet e fundit thonë se klubi i drejtuar nga Ernesto Valverde ka ofruar një marrëveshje për huazimin e sulmuesit.

Ndryshe, Neymar pas probleme me klubin është rikthyer në stërvitjet te kampioni i Francës. /Telegrafi/