LAJMI I FUNDIT:

Neuer: Kujdes nga sulmi i Benficas

Neuer: Kujdes nga sulmi i Benficas

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur për ndeshjen ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.

Gjermani ka kërkuar që ata të jenë të kujdesshëm pasi portugezët kanë sulmues të fortë.


“Dy ndeshjet kundër Benficas do të jenë të vështira, dy sulmuesit e tyre kanë shënuar se bashku 48 gola”.

“Por, qëllimi ynë është të mbajmë portën e paprekur pasi ky do të ishte një avantazh i madh për ne. Duhet të jemi tepër të kujdesshëm nga Jonas dhe Mitroglou në zonën e rreptësisë”.

“Ribery? Fakti që ai është kthyer në fushë është një nga lajmet më të mira për klubin tonë’, ka thënë Neuer. /Telegrafi/