LAJMI I FUNDIT:

Neuer: Fitore e mjaftueshme

Neuer: Fitore e mjaftueshme

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka lavdëruar Benfican për mbrojtjen e mirë që nuk lejoi realizimin e më shumë se një goli në Allianz Arena.

Bavarezët fituan me golin e Arturo Vidal, ndërsa Neuer bëri një paraqitje të mirë edhe këtë herë.


“Ishte sikur në ndeshjen kundër Frankfurtit vikendin e shkuar. Ne patëm pak raste të mira. Mbrojtja e Benficas bëri punë të mirë, katërshja e fundit punoi mirë”.

“Në fund ne humbëm një rast për të shënuar edhe një gol, por nganjëherë 1-0 është rezultat i mjaftueshëm”, ka thënë Neuer.