LAJMI I FUNDIT:

Netflix njofton se ka humbur miliona dollarë shkaku i Kevin Spaceyt

Netflix njofton se ka humbur miliona dollarë shkaku i Kevin Spaceyt

Netflix ka humbur dhjetëra e miliona dollarë për shkak të Kevin Spacey. Rrjeti tha se kishte marrë një faturë të papritur prej 39 milionë dollarësh për përmbajtje me të cilën ai kishte vendosur të mos dilte në transmetim.

Reklama

Kompania nuk specifikoi se për çfarë përmbajtjeje bëhej fjalë në letrën e saj drejtuar investitorëve, por një burim i afërt me të tha se bëhej fjalë për projektet e anuluara me Kevin Spacey.

Burimi tha se fatura kishte të bënte me koston si pasojë e mbylljes së “House of Cards” dhe mos publikimit të ‘Gore’, seri në të cilat aktori kryesor ishte Spacey.

Ky i fundit u akuzua nga disa persona fundvitin e shkuar për agresione apo sjellje të papërshtatshme seksuale. Lajmi për faturën e kripur që duhet të paguajë tani Netflix, nxjerr në pah koston financiare që skandalet e fundit të ngacmimeve seksuale kanë pasur për producentët apo shpërndarësit.

Një valë akuzash ka tronditur hollywood dhe industri të tjera. “House of Cards”, i dha Netflix-it një fitore të rëndësishme kur drama politike bëri debutimin e saj në 2013, por pas shpërthimit të skandalit me Kevin Spacey, në tetor, kompania njoftoi se sezoni i gjashtë i filmit do të ishte i fundit.

Pavarësisht se burime të afërta me kompaninë thanë se ky vendim kishte kohë që diskutohej, skandali i Spacey i komplikoi gjërat. Edhe prodhimi i sezonit final që nuk është transmetuar ende, u pezullua për javë të tëra ndërsa skenari u rishkrua për të lënë jashtë Spaceyn.

Netflix anuloi edhe planet për të shfaqur “Gore”, një histori mbi shkrimtarin Gore Vidal, që ishte në fazën e post-produksionit. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Magazina
Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Magazina
Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Magazina
“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

Magazina
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë - Enca nuk rikthehet në burg, do të hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë

Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë - Enca nuk rikthehet në burg, do të hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë

Magazina
Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Magazina
Kalo në kategori