LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Nicki Minaj ngre padi 150 milionë dollarë ndaj shoferit të akuzuar për vrasjen e bashkëshortit

Nëna e Nicki Minaj ngre padi 150 milionë dollarë ndaj shoferit të akuzuar për vrasjen e bashkëshortit
Nicki Minaj së bashku me të ëmën (Foto: Getty Images)

Nëna e reperes Nicki Minaj, Carol Maraj, ka ngritur një proces gjyqësor prej 150 milionë dollarësh kundrejt personit të akuzuar për vrasjen e babait të Minajt, tha një avokat për Maraj.

Charles Polevich, 70 vjeç, akuzohet se ka goditur Robert Maraj, 64 vjeç, në Long Island më 12 shkurt.


Maraj ndërkohë vdiq të nesërmen në një spital.

Nicki Minaj (Foto: Getty Images)

Polevich u arrestua më 17 shkurt me akuzat e largimit nga vendi i një incidenti dhe manipulimit të provave fizike. Ai u deklarua i pafajshëm e u lirua me kusht dhe urdhëroi të mos largohej nga shteti i New York-ut.

Newsday raportoi se padia e Carol Maraj, e ngritur në Gjykatën Supreme të Qarkut Nassau në fillim të këtij muaji, pretendon se Polevich ishte neglizhent, i pamatur dhe i pakujdesshëm kur goditi Maraj me makinën e tij dhe dyshohet se e la atë në vend.

“Ai ishte jo vetëm i papërgjegjshëm dhe neglizhent, por më shumë i shqetësuar për ikjen dhe fshehjen sesa për të kërkuar ndihmë”, tha Benjamin Crump, avokati i njohur që përfaqësonte Carol Maraj.

Nicki Minaj së bashku me të ëmën (Foto: Getty Images)

Nicki Minaj, e cila ka lindur si Onika Tanya Maraj, nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për vdekjen e babait të saj.

Carol Maraj, gruaja e viktimës, i tha Newsday se ishte ‘shumë, shumë, shumë e lumtur’ për arrestimin e Polevich dhe tha se të gjithë fëmijët e Maraj ‘janë të kënaqur’ që fajtori i dyshuar u kap. /Telegrafi/

Nicki Minaj së bashku me të ëmën (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori