ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Toney i Big Brother VIP Kosova 4 ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar fotografi krah partneres, e cila është blogerja Ega Islami.


Dyshja duken të lumtur me njëri-tjetrin, derisa me këtë edhe u kanë dhënë fund zërave që po fliten prej kohësh.

Foto: Instagram

"Më në fund", thuhet në postimin e shpërndarë në Instagram.

Kjo tregon se ka pasur aludime që një kohë, por që tani kanë vendosur të shfaqen publikisht.

Toney sivjet mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother, ku fitues u shpall Londrim Mekaj.

Ai edhe sa ishte brenda tregoi vlera dhe është pëlqyer për lojën që ka krijuar brenda. /Telegrafi/