Vdes një person në Suharekë, u rrëzua në gjendje të dehur – hetohet rasti

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një hetim të vdekjes në Suharekë.
Në raport thuhet se viktima në gjendje të dehur ishte rrëzuar dhe ka pësuar lëndime, ndërkaq pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë.
“Rr. Luigj Gurakuqi, Suharekë 31.07.2026 - 15:00. Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































