ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Aksioni i Kushtrim Kelanit me punëtorët e "KRM Pastrimi" në Prishtinë nuk kaloi pa reagime.

Pasi publikoi fotografi dhe tregoi se kishte kaluar një ditë duke punuar krah për krah me ekipin e pastrimit për të përcjellë një mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e mbajtjes së qytetit të pastër, ai u përball me kritika nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha.


Rexha, me të cilin Kelani kishte pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, komentoi në postimin e tij duke e cilësuar nismën si një veprim për vëmendje.

"Oh zh zot po ky pjatën e vet dhe shtratin e vet për 80 dit nuk e ka heq te Big Brother VIP Kosova. Këto janë fore të populizmit, për audiencë. Fore të babadimrit", shkroi ai.

Komenti mori menjëherë përgjigje nga Kelani, i cili zgjodhi t'i kundërpërgjigjej me humor.

"Mos m'komento se po m'vjen borllogu shtrejtë", iu përgjigj ai.

Përplasja mes dy ish-konkurrentëve ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke rikthyer në fokus raportin e tensionuar mes tyre, i cili duket se ka vijuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Foto: Instagram