Ky vlerësohet të jetë hapi i parë drejt themelimit të qendrës nacionale të xhudos që planifikohet po ashtu të jetë në Pejë, në qytetin prej nga vijnë Majlinda Kelmendi, kampione e dyfishtë e botës në xhudo dhe Nora Gjakova, medalistja e vetme e Kosovës në Lojërat Evropiane.

Trajneri Kuka deri më tani ka udhëhequr xhudistët pejanë të klubit Ippon, ndërsa prej një shtatorit nën urdhrat e tij në Pejë do të jenë edhe dy xhudistët më premtues shqiptarë, Blenard Begu i Trepçës së Mitrovicës dhe xhudisti nga Shqipëria, Indrit Cullhaj, shkruan sot Koha Ditore.


Kuka është kujdesur që Begu e Cullhaj të akomodohen në Pejë, të regjistrohen në fakultet në këtë qytet dhe të stërviten njëjtë si Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Distria Krasniqi, që aktualisht janë sportistët bindshëm më të mirë në vend.

"Në një formë Begu e Cullhaj janë mysafirët e mi, por do të kontribuojë edhe klubi dhe Federata. Janë dy xhudistët e rinj më premtues ndër shqiptarë. Cullhaj është shprehur i gatshëm të garojë për Kosovën, por unë i kam thënë që mos të ngutet dhe do të ketë periudhë testuese njëvjeçare.

Të dy do të qëndrojnë në Pejë, do të shkollohen aty dhe do të stërviten me xhudistët elitarë që i kemi tashmë", ka treguar Driton Kuka të mërkurën për gazetën 

telegrafi sport app