LAJMI I FUNDIT:

Në ndeshjen e katër golave: Kolumbia i mori një pikë Argjentinës për kualifikimet e Kupës së Botës

Në ndeshjen e katër golave: Kolumbia i mori një pikë Argjentinës për kualifikimet e Kupës së Botës

Kolumbia dhe Argjentina kanë barazuar 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Pas vetëm tre minutash lojë , argjentinasit kaluan në epërsi me anë të Cristian Romero që u asistua nga Rodrigo de Paul.


Kaluan vetëm pesë minuta nga goli i parë, dhe Argjentina shënoi edhe të dytin me anë të Leandro Paredes me një asistim të Nicolas Gonzales.

Në 45 minutat e dytë, argjentinasit u bllokuan pothuajse në të gjitha repartet, derisa Kolumbia mori ndeshjen nën kontroll.

Ishte minuta e 51-të, kur Luis Muriel shënoi nga penalltia, për rezultatin 2-1.

Derisa u mendua se argjentinasit po e fitonin takimin, kolumbianët shënuan edhe golin e barazimit në minutën e 90+4 me anë të Miguel Borjas, me një asistim të Juan Cuadrados.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Brazili udhëheq me 18 pikë, Argjentina me gjashtë më pak, Ekuadori me nëntë, Uruguai dhe Kolumbia me tetë, Paraguai me shtatë, Kili me gjashtë, Bolivia me pesë, Venezuela e Peru me katër sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore