LAJMI I FUNDIT:

Në maratonën e Berlinit do të thyhet rekordi i pjesëmarrjes

Në maratonën e Berlinit do të thyhet rekordi i pjesëmarrjes
(Foto: Twitter/Ministry Of Sports, Culture And Heritage)

Pas pretendentit kryesor për kategorinë e meshkujve, Eliud Kipchoge dhe yllit Tirunesh Dibaba për kategorinë e femrave, më shumë se 44 mijë atletë do të nisin ditën e diel në maratonën e Berlinit.

Në këtë mënyrë do të shënohet një rekord të ri pjesëmarrjeje, kanë bërë të ditur organizatorët në uebin e kompetecionit.


“Plot 44.389 atlete dhe atletë janë regjistruar në listën e pjesëmarrësve të maratonës së 45-të të Berlinit”, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp.

Si çdo vit, disa atletë do të shkojnë me shpresën për të thyer rekordin e botës për vrapim kryesisht të shpejt.

Në këtë mënyrë, ata do të përshkojnë kryeqytetin gjerman, ku janë thyer gjashtë rekordet e fundit në rang botëror për kategorinë e meshkujve.

Rezultati më i mirë botëror u shënua në vitin 2014 në Berlin nga keniani Dennis Kimetto me 2 orë e 2 minuta e 57 sekonda.

Te kategoria e femrave fronin e vendit të parë e mban britanikja Paula Radcliffe me 2 orë e 15 minuta e 25 sekonda në Londër në vitin 2003.