LAJMI I FUNDIT:

Në ligat më të forta evropiane në futboll, të huajt janë golashënues më të mirë (Foto)

Në ligat më të forta evropiane në futboll, të huajt janë golashënues më të mirë (Foto)

Në pesë ligat më të forta të Evropës në futboll, në Angli (Liga Premier), në Spanjë (La Liga), në Gjermani (Bundesliga), në Itali (Seria A) dhe në Francë (Ligue 1), lojtarët e huaj kryesojnë me më shumë gola të shënuar në tabelën e golashënuesve.

Në tabelën e ligës së Francës kryeson uruguajani Edinson Cavani, në atë të Italisë argjentinasi Mauro Icardi dhe boshnjaku Edin Dzeko, në Gjermani Pierre-Emerick Aubameyang nga Gaboni dhe francezi Anthony Modeste, në Spanjë argjentinasi Lionel Messi dhe uruguajani Luis Suarez, ndërsa në Angli kryeson spanjolli Diego Costa.


Në Spanjë kryesojnë Messi dhe Suarez

sss

Pas xhiros së 11 të futbollit spanjoll, Messi dhe Suarez, të dy lojtarë të Barcelonës, kryesojnë me më shumë gola të shënuar në La Liga. Në këtë sezon, Messi ka luajtur 9 ndeshje dhe së bashku me golashënuesin e vitit të kaluar në kampionatin spanjoll, Suarez, kanë arritur të shënojnë nga 8 gola.

Në tabelën e golashënuesve të ligës spanjolle gjendet vetëm një lojtar spanjoll, i cili ka arritur të shënojë 7 gola. Ai është lojtar i skuadrës Celta Vigo dhe mban vendin e tretë pas Messi-t dhe Suarez-it.

Icardi dhe Dzeko më të mirët në Itali

ikardi

Kapiteni i Interit, Icardi dhe sulmuesi me përvojë i Romës, Dzeko, pas 12 javësh të ligës Seria A në Itali, janë në pozitat udhëheqëse. Të dy lojtarët i kanë luajtur të gjitha ndeshjet e këtij viti dhe kanë arritur të shënojnë nga 10 gola.

Pas tyre është lojtari i Lazio-s, italiani Ciro Immobile me 9 gola, i ndjekur nga egjiptiani në radhët e Romës, Muhamed Salah dhe italiani Andrea Belotti, me nga 8 gola.

Golashënuesi i vitit të kaluar në Seria A ishte argjentinasi Gonzalo Higuan, i cili në skuadrën e Napoli arriti të shënojë 36 gola, ndërsa këtë vit në radhët e Juventusit ka shënuar 7 gola.

liga

Në ligën e Francës dominon Cavani

kavani

Pasi nga radhët e skuadrës Paris Saint-Germain (PSG) vitin e kaluar u largua golashënuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, këtë vit pozicionin e tij e fitoi uruguajani Cavani, i cili arriti të bëhet figura kyçe në këtë skuadër.

Pas 12 xhirove të ligës franceze, uruguajani Cavani në 11 ndeshjet e luajtura ka dhënë një kontribut të madh në këtë skuadër, duke shënuar 24 gola.

Supriza nga francezi Modeste në Gjermani

koln

Anthony Modeste në radhët e skuadrës Koln ka luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij dhe pas 10 xhirove të ligës gjermane, ai kryeson në ligën e golashënuesve. Ai ka arritur të shënojë 11 gola në 10 ndeshje të luajtura, ndërsa lojtari i skuadrës Borussia Dortmund, Aubameyang nga Gaboni të njëjtat gola ka arritur t’i shënojë në 9 ndeshje të luajtura.

Pas këtyre dy lojtarëve, vijon golashënuesi i vitit të kaluar në Bundesliga, lojtari nga radhët e Bayern Munchen-it, polaku Robert Levandovski me 7 gola dhe boshnjaku nga radhët e skuadrës Hertha, Vedat Ibisheviq me 6 gola të shënuar.

Lider i Premier Ligës Angleze është Costa

kosta

Lojtari spanjoll nga radhët e skuadrës Chelsea, Diego Costa, në ligën angleze ka luajtur 11 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola.

Lojtari i skuadrës Manchester City, argjentinasi Sergio Aguero është në vendin e dytë me 8 gola, ndërsa belgët Romelu Lukaku nga Everton-i dhe Eden Hazard nga Chelsea kanë shënuar nga 7 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori