Ndërkohë, ‘troftat’ kanë liruar futbollistin, Burim Bajraktari, i cili nuk ishte i kënaqur me trajnerin. Kështu ka njoftuar drejtori i Istogut, Fazli Bytyqi

Skuadra e Istogut ka zgjidhur çështjen e trajnerit. Ky ekip ka vazhduar bashkëpunimin edhe për gjashtë muaj me trajnerin nga Mitrovica, Nazmi Rama.


Lajmin e ka zyrtarizuar drejtori i Istogut, Fazli Bytyqi. “Kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me trajnerin, Nazmi Rama edhe për gjashtë muajt e ardhshëm”, u shpreh Bytyqi për ‘Sport Plus’. Në vijim ai ka thënë se me disa përforcime që ka kërkuar trajneri Rama, do të arrijnë të mbijetojnë në elitë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app