eksperti ad

Pas pushimit disaditor për shkak  të ndeshjeve të përfaqësueseve, rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Gjatë të martës do të zhvillohen dy ndeshje, që të dyja me fillim nga ora 15:45.


Ballkani është nikoqir i Prishtinës, ndërsa Drenica e pret Gjilanin.

Katër takimet tjera të elitës së futbollit të Kosovës do të zhvillohen nesër (e mërkurë), po ashtu me fillim nga ora 15:45.

Kampioni Drita është nikoqir i Llapit, Ferizaji luan kundër Feronikelit, lideri Flamurtari përballet me Lirinë, ndërsa Trepça '89 është mysafir i KEK-ut.

Në ndërkohë, FFK e ka publikuar listën e zyrtarëve të ndeshjeve të javës së katërt të Ipko Superligës:

gjtqra (Foto: ffk-kosova.com)

Ndeshjet e xhiros së katërt në Superligë:E martë

Drenica - Gjilani

KF Ballkani - Prishtina

E mërkurë

Drita - KF Llapi

Ferizaj - KF Feronikeli

Flamurtari - Liria

KEK - Trepça '89

/Telegrafi/

telegrafi sport app