LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Ndeshje interesante në xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, skuadra që u takuan edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan prishtinasit. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit kanë nëntë fitore e katër humbje.


Takim shumë i vlefshëm shihet ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Rahovecasit numërojnë dy fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje.

Të dielën do të përballen Bashkimi me Golden Eagle Yllin. Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, ndërsa therandasit pas katër humbjeve në fillim, tani janë në një seri pozitive prej tetë fitoreve radhazi.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet Trepçës dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, andaj pritet një duel shumë interesant të dielën në Mitrovicë. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni-Sigal Prishtina

19:00 Rahoveci-Peja

E diel

17:00 Bashkimi-Golden Eagle Ylli

19:00 Trepça-Vëllaznimi

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori