Kostas Manolas i ka kaluar me suksese testet mjekësore te Napoli, për ta kompletuar kështu transferimin nga Roma.

Giallorossët njoftuan javë më parë se mbrojtësi grek po kalonte te rivali i Serie A, ndërsa sot (13 korrik) është prezantuar edhe zyrtarisht.

Mbrojtësi 28-vjeçar testet mjekësore i përfundoi në kliniken Villa Stuart në Itali, për t’u bërë kështu transferimi më i ri i napolitanëve.

Giallorossët kanë konfirmuar se e kanë shitur Kostas Manolasin për 36 milionë euro te Napoli.

Besohet se Manolas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me një pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon, që do ta dërgojë atë në 4.5 milionë euro varësisht nga paraqitjet që bën.

Në këtë marrëveshje po ashtu bëhet e ditur se do të jenë edhe dy milionë euro shtesë nga shuma e transferimit, derisa Amadou Diawara ka kaluar te Roma për 18 milionë euro plus tre milionë nga bonuset. /Telegrafi/