LAJMI I FUNDIT:

“Na mungon baba”, Vesa Luma përkujton të atin në përvjetorin e tij të lindjes

“Na mungon baba”, Vesa Luma përkujton të atin në përvjetorin e tij të lindjes
Foto: YouTube

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, rreth pesë vite më parë i kishte dedikuar një këngë babait të saj tashmë të ndjerë.

Projektin e publikoi saktësisht në ditëlindjen e tij, ndërsa sot e ka përkujtuar me rastin e përvjetorit të radhës së lindjes.


Ajo ka ndarë këtë këngë në InstaStory dhe ka shkruar se po i mungon tejet shumë.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

“Na mungon bab. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e Lumës.

Të gjitha lajmet nga Vesa Luma
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Artistja theksoi më parë se kjo këngë i dedikohet të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.

Biondja këto ditë ndodhet në Kosovë, derisa po shijon pushimin përkrah familjarëve të saj.

E njëjta prej vitesh është zhvendosur në Zelandë të Re me bashkëshortin e saj, Big Bastën dhe djalin e tyre të vetëm, Lianin. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)