Munishi takohet me Dragushën

“Jam takuar me disa futbollistë. Njëri nga ta është edhe Alban Dragusha. Nuk kemi biseduar për marrëveshje, por kemi folur hapur për synimet e klubit dhe gjërat tjera. Unë i njoh këta lojtarë dhe e kemi shfrytëzuar këtë miqësi për t’u njoftuar rreth situatës te Hajvalia”, tha Munishi për SportPlus.
Ky i fundit ka përmendur një listë të gjatë dëshirash me futbollistë që i do në klub. Fjala është për Gentrit Begollin, Arbër Prekazin, Alban Dragushën, Veton Shabanin, Shemsi Osmanin, Fatlum Ramadanin, Bashkim Shalën dhe Labinot Osmanin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































