Munishi si Mourinho: Jam më i madhi në vend

Kësaj radhe, Munishi ka shprehur mllefin e tij në disa njerëz që e shqetësojnë, të cilët sipas tij janë të dirigjuar nga dikush.
Në vazhdim mund ta lexoni deklaratën e Munishit, të cilën e ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Non-stop i kam mbi 5 mijë shokë, më ndjekin 8807 njerëz dhe diku 4 mije njerëz pëlqejnë faqen time, për të cilën kujdeset nipi. I flas 6 gjuhë, kam përvojë në shumë shtete si futbollist dhe tani si trajner. Po më ec mirë dhe mendimi im është se do të jem shumë i dobishëm për futbollin e Kosovës, tash kur ka nevojë më së shumti. Ju disa filozofë të poshtër që më shkruani, e di kush filozofon e juve kush ju nxit. Ju jeni buburreca dhe ata qe ju nxisin janë buburreca. Baba është më i madhi në vend”, ka shkruar ai.



















































