Munishi pranoi se vendasit fituan ndeshjen me plot meritë, transmeton Telegrafi.

“Në pjesën e parë ishte lojë e nivelizume dhe Drenica shënoi një gol pas një aksioni të mirë dhe pas gabimeve në mbrojtjen tonë”.


“Në pjesën e dytë ishte dëshirë e jona për fitore por Drenica luajti mirë dhe e meritoi fitoren, edhe pse jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time”.

“Prapë po them që Drenica fitoi me plotë meritë këtë ndeshje. Skuadra ime ka kapacitet për ta fituar titullin e kampionit kur të na rikthehet edhe lojtarët tanë si Erdin Hashani, Liridon Leci e Mërgim Pevqeli”, tha Ismet Munishi pas ndeshjes. /Telegrafi

telegrafi sport app