LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Do të doja ta kisha Hazardin te Unitedi

Mourinho: Do të doja ta kisha Hazardin te Unitedi

Jose Mourinho ka lëvduar Eden Hazardin si lojtarin më të mirë në Ligën Premier.

Portugezi që e drejtoi Hazardin në periudhën e dytë të portugezit te klubi londinez, e pa belgun të ishte instrumental në triumfin për titull në sezonin 2014/2015.


Hazard shënoi 14 gola atë sezon nën drejtimin e Mourinhos, por ishte një prej lojtarëve që më së shpeshti konfliktohej me portugezin.

“Do të doja ta kisha në ekip te Unitedi”.

“Por, unë nuk mendoj se Chelsea do t’ia shiste Manchester Unitedit kështu që nuk është problem, sepse Chelsea udhëhiqet nga njerëz inteligjent dhe me përvojë në futboll”.

“Historia thotë se kur Eden Hazard është lojtari më i mirë në Ligën Premier, Chelsea është kampion. Ndodhi me mua dhe me Antonio Conten”.

“Dhe, këtë sezon, është ende fillimi natyrisht, ai ka treguar se është lojtari më i mirë deri tani, e kjo reflektohet në renditjen tabelare të ekipit të Chelseat pasi është një lojtar që mund të bëjë shumë diferencë”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori