LAJMI I FUNDIT:

Mourinho rrëfen kohën e tij te Interi: Kështu arritëm të fitojmë të gjitha

Mourinho rrëfen kohën e tij te Interi: Kështu arritëm të fitojmë të gjitha

Jose Mourinho përmend gjithmonë kohën e tij te Interi, sa herë që gjen kohë ose merr pyetje rreth kësaj aventure.

Trajneri portugez ishte pjesë e Interit për dy vite, ku bëri historinë te skuadra e madhe italiane, duke fituar në të gjitha garat.


Titulli më i rëndësishëm i tij gjatë kohës në Itali ishte trofeu në Ligën e Kampionëve, që erdhi pas 45 viteve te Interi.

Mourinho: Për shumë vite te Unitedi, por largohem nëse nuk kam sukses
Lexo po ashtu Mourinho: Për shumë vite te Unitedi, por largohem nëse nuk kam sukses

Por, Mourinho kishte një armë më shumë për të arritur te sukseset, ku në një intervistë për gazetën franceze ‘France Football’ ka treguar se motivimi ishte krucial deri te fitimi i titujve.

“Ndonjëherë duhet përpjekur që grupin ta manipulojmë psikologjikisht përmes medieve”, ka thënë fillimisht Mourinho për ‘France Football’.

“Sidomos për të krijuar një humor, por më e lehtë është kur bashkohesh me personalitete të forta, që shumë më lehtë e kuptojnë mesazhin”.

Mourinho: Nuk jam përbindësh, jam më i mirë se sa që ju mendoni
Lexo po ashtu Mourinho: Nuk jam përbindësh, jam më i mirë se sa që ju mendoni

“Në Inter, për shembull lojtarë si Materazzi, Cordoba, Ibrahimovic, Milito, Motta… të gjithë ishin të gatshëm të ndjekin filozofinë time”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Mourinho ka qëndruar për dy sezone te skuadra italiane, ku ka fituar dy tituj të Serie A, një Ligë të Kampionëve, një Kupë Italiane dhe një Superkupë të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori