LAJMI I FUNDIT:

Moses shpreson t’i bashkohet Contes te Interi

Moses shpreson t’i bashkohet Contes te Interi

Victor Moses i Chelseat ka konfirmuar para pak ditësh se nuk do të qëndrojë në huazim te Fenerbahce, duke kërkuar një skuadër më të madhe në verë.

Nigeriani ka nënshkruar marrëveshje 18-mujore huazimi me skuadrën turke, mirëpo njoftoi se nuk dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen, gjersa shpreson që t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Antonio Contes te Interi.


Moses kishte humbur vendin e titullarit në Stamford Bridge me arritjen e Maurizio Sarrit duke luajtur vetëm 26 minuta në Ligën Premier, andaj e ka ndërprerë huazimin në Turqi.

Antonio Conte (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Nigeriani ka qëndruar gjashtë muaj në huazim te Fenerbahce, duke humbur vetëm dy ndeshje në ligë për shkak të një lëndimi. Ai bëri 13 paraqitje në ligë dhe dy të tjera në Ligën e Evropës, duke shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.

“Kisha një eksperiencë të mirë. Por, unë nuk do të jem këtu për sezonin e ri. Jam duke u larguar nga Fenerbahce. Duam të kem një aventurë të re në karrierën time”, ka thënë Moses në një intervistë për Evening Standard.

Si do të duket Interi nën drejtimin e Antonio Contes me Romelu Lukaku dhe Victor Moses – mungon në sulm Mauro Icardi
Lexo po ashtu Si do të duket Interi nën drejtimin e Antonio Contes me Romelu Lukaku dhe Victor Moses – mungon në sulm Mauro Icardi

Duket se e ardhmja e tij do të jetë te Interi, pasi atje pritet që skuadrën ta drejtojë Antonio Conte, e që ky i fundit i dëshiron shërbimet e tij. /Telegrafi/