Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e publikun.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila prej më shumë se një vit i ka munguar skenës muzikore shqiptare.
Zeshkania së fundmi ka lënë të dyshohet se po vjen me këngë të re, pasi është shfaqur në një studio muzikore.
Foto: Screenshot/Instagram
“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, artistja nga Peja nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë po përgatit saktësisht.
I fundit realizim nga Taraku mbetet “Money” në bashkëpunim me reperin gjilanas, Fero.
Ndërsa sa i përket projekteve solo, “Alexander” titullohet projekti i 28-vjeçares i lansuar në vitin 2020. /Telegrafi/
TELEGRAFI sh.p.k. Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 - +383 48 222 355
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.