Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka ngritur në qiell edhe një herë blerjen e fundit, Leonardo Bonucci.

Tekniku italian e ka cilësuar ish-mbrojtësin e Juventusit së bashku me Sergio Ramosin si më të mirë në botë në rolin e tij.

“Bonucci? Është një lojtar i nivelit ndërkombëtarë. Në nivelin teknik mendoj që së bashku me Ramosin janë qendërmbrojtësit më të mirë në botë”.

“Për mua është një ëndërr ta stërviti dhe për këtë falënderojë Mirabellin e Fassonen”.

“Kapiten? Në kokën time janë disa lojtarë, do e konfirmojë së bashku me klubin këtë temë”, ka thënë Montella. /Telegrafi/