Monako kthehet në qendrën e yjeve, personazhe të njohur zbarkojnë për Çmimin e Madh të Formula 1

Monako është kthyer sërish në qendrën e vëmendjes globale këtë fundjavë, teksa po zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, një nga garat më prestigjioze të kampionatit.
Përveç pilotëve dhe ekipeve, rrugët e Monte-Carlos janë mbushur me emra të njohur nga sporti, muzika, kinemaja dhe moda.
Mes të pranishmëve u panë biznesmenia dhe ylli televiziv Kim Kardashian së bashku me motrën e saj Khloe Kardashian, si dhe këngëtarja kolumbiane Karol G, e cila pozoi pranë makinës së kampionit të botës Max Verstappen.

Në tribunat VIP u panë gjithashtu ish-futbollistët francezë Paul Pogba dhe Olivier Giroud, ish-skiatorja amerikane Lindsey Vonn, aktori Terry Crews dhe xhudisti legjendar francez Teddy Riner.

Pjesë e atmosferës së veçantë ishin edhe aktorët Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, si dhe Patrick Dempsey, i njohur edhe për pasionin e tij për garat automobilistike.
Monako vazhdon të mbetet një nga eventet më glamuroze të Formula 1, duke bashkuar në të njëjtin vend emrat më të njohur të sportit, muzikës dhe industrisë së argëtimit. /Telegrafi/
















































