LAJMI I FUNDIT:

Moment i çuditshëm në Dota 2: Lojtarit nuk iu lejua të shkonte në tualet, ai urinoi në një vend të pazakontë

Moment i çuditshëm në Dota 2: Lojtarit nuk iu lejua të shkonte në tualet, ai urinoi në një vend të pazakontë

Oliver “skiter” Lepko lojtari i Tundra Esports nuk iu është lejuar që të përdorë tualetin nga organizatori PGL, gjatë ndeshjes ndaj ekipit Into The Breach.

Disa ndeshje të Dota 2 mund të zgjasin më shumë se sa lojtarët e kanë menduar, në ndeshjen e Dota Pro Circuit midis Tundra Esports dhe Into The Breach, skiter është dashur që të urinoj në një shishe të plastikës.


Kjo pasi organizatori i turneut nuk e ka lejuar atë që të shkojë në tualet.

Lojtari i ekipit Tundra pyeti nëse ai mund të ndalonte ndeshjen për një pushim në banjë dhe administratorët e PGL e refuzuan kërkesën e tij.

Në vend të kësaj, skiter pretendon se atij iu tha se mund të përdorte një shishe, dhe kjo është pikërisht ajo që bëri fituesi i The International11.

Situata ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes së fundit mes Tundrës dhe ITB, lojtarët e Tundra e ndërprenë lojën dhe skiter përdori të gjithë bisedën për t’i njoftuar të gjithë për situatën.

“Në rregull djema”, tha skiter. “Sapo u urinova në një shishe para kamerave”.

Kjo mund të duket e çuditshme, por në fakt pushimi për të shkuar në tualet është i ndaluar sipas rregullores së Dota Pro Circuit.

Pushimet për të shkuar në banjë nuk janë lejuar në ndeshjet konkurruese për një kohë të gjatë, dhe lojtarëve u kërkohet gjithashtu të qëndrojnë para kamerës gjatë gjithë lojës. /Telegrafi/