LAJMI I FUNDIT:

Modelja Emily Ratajkowski konfirmon se është biseksuale

Modelja Emily Ratajkowski konfirmon se është biseksuale
Foto: Getty Images

Aktorja dhe modelja amerikane, Emily Ratajkowski, duket se e ka pranuar së fundmi se është biseksuale.

Ajo ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”.

Ylli u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja, gjersa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.

Kjo video u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, siç duket, konfirmoi orientimin e saj seksual.

Emily Ratajkowski u bashkohet kritikëve të filmit për Marilyn Monroe
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski u bashkohet kritikëve të filmit për Marilyn Monroe

Videoja e artistes së famshme vjen pak pas raportimeve se ajo ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard.

Ky i fundit nga ana tjetër u tha se e ka tradhtuar bukuroshen, që momentalisht ka nisur një njohje me aktorin Brad Pitt.

Foto: TikTok

Emily ditë më parë po ashtu e kritikoi filmin “Blonde”, i cili flet për jetën e aktores Marilyn Monroe.

“Nuk jam e habitur që është publikuar një film tjetër që bën fetish nga dhimbjet e grave, edhe kur ato kanë vdekur”, ka thënë ajo në një klip që postoi në TikTok.

Foto: TikTok

Gjithashtu, një numër i madh i shikuesve e kritikuan filmin e Andrew Dominik.

Në të duhet theksuar se janë shfaqur disa skena të neveritshme përdhunimi. Filmi mes tjerash nuk rekomandohet për personat nën moshën 17 vjeç. 

Emily dhe ish-bashkëshorti i saj (Foto: Getty Images)

Biseksualiteti ndërkohë është një tërheqje emocionale, tërheqje seksuale, ose sjellje seksuale kundrejt të dyja sekseve: meshkujve dhe femrave ose tërheqja romantike dhe seksuale ndaj personave me çfarëdolloj seksi ose identiteti gjinor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori