MKRS premton investime edhe në Ferizaj

Ministri i Sportit, Kujtim Shala, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfaqrqa, me të cilin kanë diskutuar rreth realizimit të disa projekteve sportive, por edhe kulturore.
“Ministri e informoi kryetarin Sfarqa se MKRS-ja do të investojë në infrastrukturën sportive ngase është e nevojshme për të pasur aktivitete cilësore”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Sportit.
“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e uroi ministrin për detyrën dhe ka falënderuar atë për pritjen dhe gatishmërinë e tij që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja, duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, me synimin që të avancohen proceset në fushat e kulturës e të sportit në këtë komunë”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/





















































