Mirënjohje të përjetshme Azem Ahmetit

"Për tetë vite e gjysmë në F.C. Prishtina, “Iniesta” i Prishtinës, Azem Ahmeti, ka zhvilluar ndeshje zyrtare në kampionat, Kupë dhe Superkupë 256 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola. Ka fituar katër tituj kampioni, një Kupë dhe 4 Superkupa (në njërën ndeshje nuk ka luajtur).
Suksesin më të madh ka arritur në edicionin 2012/13 kur për herë të parë në histori të klubit skuadra ishte kurorëzuar me “kurorën e dyfishtë”, kampion dhe Kupë. Nga tetë edicione e gjysmë, në pesë prej tyre të fundit ka qenë kapiten dhe zëvendëskapiten.
Me të gjitha këto statistika dhe me jetëgjatësinë e madhe në klub, Ahmeti radhitet ndër legjendat e klubit, të cilin do ta përkujtojmë me admirim, si me paraqitjet e tij dhe me edukatën e lartë njerëzore duke dhënë gjithmonë shembull për të tjerët", thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/
Statistikat:
Në Prishtinë ka qëndruar tetë vite e gjysmë (verë 2006 – dimër 2014)
Ka zhvilluar 225 ndeshje kampionale (53 herë është zëvendësuar – 21 herë zëvendësues)
40 gola në kampionat (katër herë nga dy gola)
29 ndeshje për Kupë (7 zëvendësuar – 2 zëvendësues)
5 gola në Kupë
2 ndeshje për Superkupë
Rreth 100 ndeshje i ka zhvilluar në ndeshje miqësore, përgatitore, trofe e gara tjera të ndryshme jozyrtare apo më pak zyrtare.
Gjithsejt mund të ketë zhvilluar nga 300 deri në 350 ndeshje me fanellën e Prishtinës.




















































