Ministri Shala premton fonde për rregullimin e stadiumit të djegur

Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Sportit i Kosovës, Kujtim Shala ka vizituar pas djegies stadiumint e futbollit “Riza Lushta” në qytetin e Mitrovicës.
Ai nuk përmendi shumën e mjeteve që do ata ndihmoj klubin e futbollit, Trepça '89, por premtoi ndihmë konkrete.
"Ministria do të ndihmoj klubin pas dëmeve të mëdha të shkaktuara, ku janë dëmtuar tërësisht tribunat e KF Trepca 89", tha Shala.
Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas djegies së tribunës së stadiumit të futbollit “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ai në një porononcim për Veriun nga Holanda ku gjendet momentalisht, u zotua se do t’i dalë në ndihmë klubit.
“Komuna do t’i dal në ndihmë klubit Trepça 89 me të gjitha mundësitë. Bashkë më Ministrinë e Sportit do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet, që ky klub të vazhdoj normalisht garat, duke pas parasysh se Mitrovica është një qytet i cili bashkëjeton me sportin e veçanërisht me futbollin”, tha Bahtiri për Veriu.info.
Sipas dyshimeve fillestare mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga energjia elektrike. /Telegrafi/



















































