Ministri Shala ka përgëzuar notarët për këtë të arritur, duke u dëshiruar suksese dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në garat që do të zhvillojnë, duke falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

“Ndërkombëtarizimi i FNK-së është një lajm i mirë dhe është tepër i rëndësishëm ngase kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Ky është kurorëzim i një pune dhe angazhimi të shumë njerëzve. Anëtarësimi i FNK-së në familjen e FINA-s është një inkurajim shtesë për institucionet e sportit, dhe ky pranim ka shënuar edhe një hap tjetër drejt ndërkombëtarizimit të plotë të sportit tonë”, ka thënë ministri Shala. /KosovaPress/

telegrafi sport app