I pari i sportit tonë, më të parin e futbollit tonë kanë biseduar për të arriturat e deritashme si dhe sfidat në të ardhmen të futbollit të Kosovës.

MKRS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Ministri Shala e informoi kryetarin Vokrri për ndryshimet ligjore që priten të bëhen në çerekun e parë të vitit, dhe në koordinim edhe me Ministrinë e Financave do të shihet mundësia që federatat të kenë linjat e veçanta buxhetore të financimit dhe kësisoj të pavarësohej edhe më shumë puna e tyre dhe kësisoj nga to të merren përgjegjësitë dhe të ngritët cilësia.


Ministri ka thënë se do të investohet në infrastrukturën sportive dhe në bashkëpunim me partnerët donatorë ky investim do të rritet edhe më shumë vitet në vijim.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar FFK-në në çdo rrafsh dhe e inkurajoi kryetarin Vokrri që të punohet me gjeneratat e reja dhe t’i kushtohet vëmendje cilësisë në mënyrë që jo vetëm të garojmë por edhe të jemi konkurrues.

Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, e uroi ministrin për marrjen e detyrës së udhëheqjes me MKRS-në. Ai e njoftoi ministrin Shala për aktivitetet dhe garat që realizon dhe organizon federata. Kryetari Vokrri e informoi ministrin Shala edhe për çështjen e ndërkombëtarizimit, e cila është një sfidë e cila pritet të tejkalohet shpejtë.

Vokrri theksoi se për FFK-në është prioritet përmirësimi i infrastrukturës dhe ngritja e cilësisë. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app