Ministri Shala i premton përkrahje karatesë

Njeriu i parë i sportit tonë, me drejtuesit e FKK-së ka biseduar për të arriturat e deritashme dhe sfidat që e presin në të ardhmen Federatën e Karatesë së Kosovës.
Ministri Shala fillimisht e uroi Federatën e Karatesë për anëtarësimin në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë. Ministri Shala njëkohësisht e informoi kryetarin Arifi për ndryshimet ligjore që priten të bëhen në çerekun e parë të vitit, se në koordinim edhe me Ministrinë e Financave do të shihet mundësia që federatat të kenë linjat e veçanta buxhetore të financimit dhe kësisoj të pavarësohen edhe më shumë.
Ai ka theksuar se është i hapur për kërkesat dhe idetë që do të vijnë nga Federata e Karatesë së Kosovës. /KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































