LAJMI I FUNDIT:

Milan-Shkëndija: Statistikat e pjesës së parë flasin për Rossonerët (Foto/Video)

Milan-Shkëndija: Statistikat e pjesës së parë flasin për Rossonerët (Foto/Video)

Milani e ka dominuar pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese të Ligës së Evropës kundër Shkëndijës që po zhvillohet në San Siro.

Në 45 minutat e para, Rossonerët e gjetën tri herë rrjetën, ndërsa edhe të gjitha statistikat tjera janë në favor të tyre.


Festa e golit të Montolivos

Posedimi i topit ishte 65 për qind në favor të vendasve, kundrejt 35 për qind të mysafirëve.

Statistikat e pjesës së parë (Flashscore)

Nikoqirët e tentuan 15 herë portën (katër herë në kuadratin e portës ), kurse skuadra shqiptare rrezikoi katër herë (asnjë herë në kuadratin e portës).

Tifozët shqiptarë në mbështetje të Shkëndijës

Portieri i Shkëndijës i bëri dy pritje në gjysmën e parë, ndërsa ai i Milanit nuk pati nevojë të intervenonte aspak. /Telegrafi/