LAJMI I FUNDIT:

Mikrobiologu Raka flet për mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadiume dhe nisjen e kampionatit në futboll

Mikrobiologu Raka flet për mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadiume dhe nisjen e kampionatit në futboll

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës ishte paraparë të startojë me 12 shtator, por është shtyrë për një javë.

Duke parë situatën me pandeminë Covid-19, FFK së bashku me MKRS dhe Ministrinë e Shëndetësisë kanë vendosur ta shtyjnë fillimin e edicionit të ri në Superligë.

E për futbollin dhe në përgjithësi sportin, ka folur për Telegrafin mikrobiologu Lul Raka në një intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahun në emisionin Përballje.

“Edhe për futboll të njëjtin qelës e kemi zbatuar para një muaji për nisjen e stërvitjeve jo vetëm në futboll po edhe në sportet tjera”.

“Sportistët duhet të përgatiten për të rinisur kampionati. Në shtetet e rajonit kanë filluar përgatitjet dhe ka qenë propozimi që të lejohen stërvitjet pasi janë në ambient të hapur”, ka deklaruar Raka.

Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka ka thënë se tifozët mund të rikthehen në stadiume me një kapacitet më të vogël.

“Çelësi i hapjes së kinemave me ¼ edhe më lehtë mundet të zbatohet në stadiume, por jo në këtë fazë të fillimit pasi e kemi vjeshtën dhe shkollat dhe kemi situatën epidemiologjike”

“Mirëpo mund të zbatohet shumë lehtë në stadiume me kapacitet ¼ ose 1/6 e tifozëve”, ka deklaruar Lul Raka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori