LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta përditëson gjendjen e Bukayo Saka dhe William Saliba para ndeshjes me Chelsean

Mikel Arteta përditëson gjendjen e Bukayo Saka dhe William Saliba para ndeshjes me Chelsean

Mikel Arteta ka dhënë informacionet më të fundit për skuadrën e Arsenalit përpara udhëtimit në “Stamford Bridge” aty ku do të përballen me rivalin lokal Chelsean.

Arteta është përballur me shtypin përpara ndeshjes së Arsenalit kundër Chelseat në Ligën Premier. Pas fitores mahnitëse ndaj Manchester Cityt para pushimit me kombëtare, klubi kishte ende një sërë shqetësimesh për shkak të lëndimeve të shumta.


William Saliba dhe Leandro Trossard të dy u tërhoqën nga kombëtaret pikërisht për shkak të lëndimeve.

Saliba ka luajtur me një lëndim në gishtin e këmbës, ndërsa Trossard është përballur me një përsëritje të një lëndimi muskulor, i cili ka qenë shkaktari kryesor që belgu ka humbur shumë ndeshje këtë sezon.

Bukayo Saka ishte një tjetër lojtar që nuk u paraqit në ndeshjen ndaj Manchester Cityt. Lëndimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lens-it, ishte i mjaftueshëm për ta bërë atë të humbiste ndeshjen e cila ishte e vlefshme për kreun e tabelës.

“Jo shumë,” tha ai kur u pyet për të rejat e ekipit. “Ne nuk kemi pasur shumë lojtarë. Ne do të bëjmë stërvitjen tonë të parë sot dhe do të dimë më shumë pas seancës”, ka thënë Arteta.

Tekniku spanjoll u pyet nëse Saka dëshiron të luajë dhe për këtë ai u shpreh se padyshim që Saka dëshiron të luajë rolin e tij në sfidën ndaj Chelseat.

Në fund ai pati një koment edhe rreth gjendjes së francezit William Saliba.

“Ai ka luajtur me një lëndim që një kohë të gjatë andaj duhet t’i japim më shumë kohë që të përmirësohet”, përfundoi ai.

Arsenali udhëton në “Stamford Bridge” të shtunën për t’u përballur me Chelsean me fillim nga ora 18:30.

Një fitore do t’i çonte ata në krye të tabelës, të paktën derisa Tottenham të luajë ndeshjen e tyre ndaj Fulham-it të hënën në mbrëmje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori