Messit i hiqet dënimi me burgim


Lionel Messi nuk do ta shohim prapa grilave të burgjeve spanjolle.
Sulmuesi argjentinasi i është hequr dënimi me burg, duke iu shndërruar në dënim me të holla prej 250 mijë euro.
Yllit të Barcelonës i ishte hequr dënimi prej 21 muajve burgim për mashtrim tatimor, transmeton Telegrafi.
Futbollisti dhe i ati janë shpallur fajtor për evazion fiskal vitin e kaluar, ku Messi raportohej se nuk kishte paguar tatimin në vlerë prej 4.1 milionë eurove.
Ndryshe, Messi pritet që këto ditë edhe zyrtarisht të rinovojë kontratën me katalonasit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































