Messi reagon ashpër pas lajmit se pagoi faturë prej 37 mijë eurove (Foto)


Mbrëmë u raportuar se Lionel Messi ka paguar një faturë prej 37 mijë eurove në një lokal nate në Ibiza të Spanjës.
Por, argjentinasi ka reaguar sot duke thënë se këto lajme janë vetëm shpifje dhe nuk ka asgjë të vërtetë.
Ai i ka quajtur këto shkrime idiotësira dhe se nuk po mund ta merr mend që njerëzit besojnë në të tilla gënjeshtra, transmeton Telegrafi.
“Çfarë mënyrë për të folur idiotësira. Çfarë mënyrë për të prodhuar gënjeshtra. E ëmbla e kësaj është se njerëzit e besojnë”, ka shkruar Messi në Twitter.
Theksojmë se sëbashku me mesazhin sulmuesi i Barcelonës ka publikuar një fotografi duke treguar se ka shkuar shumë herët në shtrat. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2017
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































